“Marrëveshja Kosovë-Serbi e rëndësishme, por është vetëm hap i parë”

“Marrëveshja Kosovë-Serbi e rëndësishme, por është vetëm hap i parë”

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë është vetëm hapi i parë, por i pamjaftueshëm, i ndjekur nga lëvizjet që duhet të kenë sukses në normalizimin politik, transmeton Insajderi.

Kështu thotë drejtori i studimeve Evropiane në Këshillin e New Yorkut për Marrëdhëniet me Jashtë, Charles Kupchan, njëherësh edhe profesor në Universitetin Georgetoën.

Charles Kupchan i cili është njohës i mirë i rajonit ka thënë në një intervistë për të përditshmen beogradase “Danas” se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit është e rëndësishme, por është vetëm hapi i pare.

“Kalimi nga lidhjet më të ngushta ekonomike në normalizimin politik nuk do të jetë i lehtë. Unë pres që ekipi i Biden të jetë më i angazhuar në çështjet e Ballkanit dhe vetë Biden kujdeset shumë për rajonin dhe e di atë mirë”, ka thënë ai.

“Një nga ndryshimet e mundshme nga epoka e Trump është që Washingtoni do të punojë ngushtë me BE-në në rajon. Ndarja e përpjekjeve të BE dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkan nuk ka shumë kuptim”, shtoi Kupchan. /Insajderi.com