Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të nënshkruhet nesër para presidentit Trump

Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të nënshkruhet nesër para presidentit Trump

Marrëveshja ekonomike e cila nuk përfshinë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, pritet që të nënshkruhet nesër në Uashington, atje ku kanë nisur edhe bisedimet midis të dyja palëve në Shtëpinë  e Bardhë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Adriatik Kelmendi, I cili po I përcjellë nga afër bisedimet Kosovë-Serbi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tutje tha se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në prani të Presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja, janë pajtuar të dyja palët për draftin përfundimtar. Siç mëson Klan Kosova, ka pasur katër drafte që janë diskutuar, drafti i parë ka qenë që ndoshta do të përfundonte gjithçka në procesin e dialogut Kosovë-Serbi më njohje reciproke e cila gjë ka qëndruar e shkruar, por pastaj ka pasur edhe drafte të tjera”, ka thënë ai.

“Janë diskutuar edhe tri drafte të tjera derisa palët kanë rënë përfundimisht në dakordancë për draftin e katërt në të cilin mbetet çështja puro ekonomike. Sipas të gjitha gjasave, në Shtëpinë e Bardhë pritet që këtë ta prezantojë si sukses vet presidenti Donald Trump në praninë e të dyja palëve”, ka shtuar Kelmendi.

“Si në çdo negociatë tjetër ka disa drafte që qarkullojnë, drafti i dakorduar është final i cili do të merret vetëm më çështjet e zhvillimit ekonomik siç e kishin paralajmëruar palët – pra arritjen e marrëveshjes ekonomike si hapje e rrugës për një marrëveshje të përgjithshme me njohje reciproke”.

“Në draftin e parë është përmendur njohja e ndërsjellë. Kësaj radhe do të mbetet vetëm tek çështja ekonomike. Nesër do të ndodhë ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com