Marrëveshja Kosovë-Serbi, pa ndikim në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja Kosovë-Serbi, pa ndikim në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, është një marrëveshje që Kosovën e rikthen në agjendën ndërkombëtare dhe krijon avantazhe për zhvillim ekonomik.

Kështu vlerëson analisti Selim Ibrahimi për Gazetën Online Insajderi, që sipas tij, marrëveshja nuk do të ketë ndikim në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshjet që shuajnë konflikte shekullore dhe pajtojnë kombe janë gjithnjë të mira dhe duhet vlerësuar. Marrëveshja ekonomike e Uashingtonit ka një dimension tjetër gjeopolitik ku statusi i
Kosovës përsëri bëhet objekt tryezash me pasoja për vetë Kosovën. Marrëveshja i kirjon avantazh Serbisë në aspektin ekonomik dhe të zhvillimit të infrastrukturës dhe investimeve amerikane në Serbi dhe nepërmes Beogradit.

Marrëveshja ka disa pika të mira dhe në fund varret nga vetë palët se a do të fillojnë më zbatimin. Në rast se rrethanat në Uashington ndryshojnë dhe po ashtu në Prishtinë marrëveshja mund të pësojë ndryshime. Ballkani po hynë në një fazë të shpejta gjeopolitike ku shqiptarët i gjenë të paparëgatitur. Marrëveshjet Serbi-Kosovë tash për tash nuk kanë ndikim në
Maqedoni” thotë analisti Selim Ibrahimi.

Ndërkaq, analisti Xhelal Neziri, vlerëson se Amerika i sheh Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të pavarura, palë të barabarta.

“Marrëveshja e Uashingtonit është një hap i madh drejt marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Imazhet nga nënshkrimi i marrëveshjes, protokolli i Shtëpisë së Bardhë dhe ikonografia që regjistruan mediat dërgon një porosi të qartë se SHBA i sheh Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të pavarura, palë të barabarta që duhet të përshpejtojnë procesin e njohjes së njëra-tjetrës”, thotë për Insajderin analisti Xhelal Neziri.

Kjo marrëveshje është pritur me interesim të madh edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.com