Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori 2019

Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën hyn në fuqi nga 1 Shtatori 2019

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes kësaj informate i njofton qytetarët kosovar me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale  e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës hyn në fuqi prej datës  01 shtator 2019.

Kërkesat mund të paraqiten tashmë para hyrjes në fuqi mirëpo përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social të rregulluara më këtë marrëveshje shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe informatave më të hollësishme mund të  paraqiten të autoritetet përgjegjëse  – organeve ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Divisioni I Pensioneve të Jashtme
Departamenti I Pensioneve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1
10000 Prishtina
Tel +38338211663
Republika e  Kosovës
https://mpms.rks-gov.net

2. Në Konfederatën e Zvicrës:

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit]
Av. Edmond-Vaucher 18
Postfach 3100 [Kutia postare 3100]
1211 Genf 2
Schweiz [Zvicër]
Tel : +41 58 461 91 11
Faks: +4158 461 97 05
Internet: http://www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me
vendbanim jashtë vendit]
Av. Edmond-Vaucher 18
Postfach 3100 [Kutia postare 3100]
1211 Genf 2
Schweiz [Zvicër]
Tel. +41 – 58 461 91 11
Faks +41 58 461 99 50
Internet: http://www.zas.admin.ch