
Njëri nga avokatët e Julian Assange, i cili është duke luftuar kundër kërkesës për ekstradim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të klientit të tij për akuza për spiunazh dhe ndërhyrje në kompjuterë. Ai është duke planifikuar të prezantojë prova në seancën dëgjimore për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, që përfshin edhe kryetarin e ri të inteligjencës të Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell.
Greth Peirce, njëri nga avokatët e Assange ka bërë të ditur se është duke planifikuar që në seancën që do të mbahet për ekstradimin e klientit të tij do të prezantojnë disa regjistrime dhe pamje të komunikimeve të një bashkëpunëtori të ngushtë të Grenellit, që po vepronte sipas urdhrave të presidentit, Donald Trump, shkruan Politico raporton, Gazeta Insajderi.
Sipas një raporti të ABC Nwes të vitit të kaluar pohohet se derisa ambasadori i Trumpit në Gjermani, Grenell iu kishte kërkuar ambasadës në Ekuador të Londrës që ta lejonin qeverinë amerikanë të hyjnë në zyre të tyre dhe ta arrestojnë Assangin me kusht për mos ta dënuar me vdekje.
Ekipi juridik i Assange po pretendon se roli i Grenellit ishte më i madh se sa që shihej, duke thënë se ai kishte korruptuar edhe procesin e ekstradimit të klientit të tyre. Sugjerimi i tyre ishte që ShBA-të ta marrin Assangin përmes negocimit të Grenellit.
Avokatët e themeluesit të WikiLeaks gjithashtu pritet të paraqesin prova që ata besojnë që tregojnë se Trump kishte ngarkuar në mënyrë të qartë Grenellin që ta arrestonin Assangin, kështu duke e politizuar si proces.
Provat që do t’i paraqet ekipi juridik i Assange janë disa biseda screnshoot të cilat i ka siguruar gazetarja Cassandra Fairbanks një përkrahse e Julian Assange. Gazetarja, Fairbanks ka të regjistruara gjithashtu edhe dy telefonata me bashkëpunëtorin e Grenellit, Arthur Schwartz ku biseda e tyre ka qenë rreth Assangit dhe Grenellit.
Këto thirrje telefonike janë nga tetori i vitit 2018 deri në shtator të 2019-tës. Në këto biseda Schwartzi i tregon gazetares për planin e Grenellit, i cili kishte qenë duke marr urdhra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me arrestimin e Assange.
Julian Asange ishte arrestuar 11 muaj më parë në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Asange ishte strehuar në ambasadë shtatë vjetë më parë për ta shmangur ekstradimin e Suedi lidhur me një rast të sulmit seksual.
Policia Metropolitane kishte thënë se ai është në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Policia kishte njoftuar se Assange është arrestuar për mos dorëzimin në gjykatë.
Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno kishte thënë se e kishte tërhequr azilin e Asangeit pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.
Por “WikiLeaks” atë kohë kishte shkruar në Tëitter se Ekuadori kishte vepruar në mënyrë të paligjshme në përfundimin e azilit politik të Assange dhe se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Sekretari i brendshëm, Sajid Javid kishte shkruar se: “Unë mund të konfirmoj se Julian Assange është tani në paraburgim dhe me të drejtë përballet me drejtësinë në Britani të Madhe.”
“Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e saj dhe Policinë për profesionalizmin e tyre. Askush nuk është mbi ligjin”.
Assange, 47 vjeç, kishte refuzuar të largohej nga ambasada, duke pretenduar nëse ai do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u marrur në pyetje për aktivitetet e “WikiLeaks”. /Insajderi.com