Marrëveshja VV-LDK, Nagavci: Durim e angazhim për të arritur te caku

Marrëveshja VV-LDK, Nagavci: Durim e angazhim për të arritur te caku

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherit pjesë e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.

Në një postim të sajin në Facebook, shkroi se shpeshherë ndalimi për të sqaruar gjithçka mund të pengojë për të arritur qëllimin final. Prandaj ajo tha se duhet durim e angazhim për të arritur te caku.

“Pa marrë parasysh se cilat janë motivet e interesimit, është legjitime e drejta për të ditur. Por nuk duhet harruar se shpesh herë ndalimi për të sqaruar gjithçka, mund të na pengoj për të arritur qëllimin final. Andaj dhe duhet durim e angazhim për të arritur te caku”, ka shkruar ajo.

Interesimi i opinionit dhe vëmendja për çështjet që janë me interes të përgjithshëm është i natyrshëm dhe i…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Freitag, 10. Januar 2020