Marrëveshje për investime 3 milionëshe për ambientin në Pejë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetarit i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë nënshkruar dy marrëveshje të mirëkuptimit, përmes të cilave në këtë komunë do të invesohen deri në 3 milion euro.

Marrëveshje për investime 3 milionëshe për ambientin në Pejë

Memorandumi i parë i nënshkruar për “Rregullimin e shtratit të lumit Bistrica në Pejë”, parasheh që projekti të realizohet si bashkëfinancim në mes të MMPH dhe komunës së Pejës, vlera e të cilit projekt arrin shumën prej 100 mijë €, mjete të ndara nga buxheti i vitit 2016.

Ndërsa, marrëveshja e dytë e nënshkruar nga të dy palët e lartpërmendura, ka për qëllim bashkëfinancimin e projektit “Kanalizimi në fshatin Raushiq”, me vlerë prej 2.8 milionë euro.

Qëllimi i këtyre projekteve është ngritja dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së çdo qytetari në përgjithësi dhe imazhit të qytetit në veçanti./Insajderi.com