Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë plenare.
Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare për t’u votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.
Kjo çështje ngjalli debat në Kuvendin e Kosovës. Nënkryetari, Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se LDK nuk ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, vota e saj ka ardhur pas presionit nga zyrtarë europian.
Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje poashtu akuzoi LDK-në për bllokime të këtyre marrëveshjeve, specfikisht ajo u drejtua kah Arben Gashi.
Shefi parlamentar i grupit të LDK-së, Arben Gashi tha se LDK ka thirrur seancë që të votohen këto marrëveshje, madje ai supozoi sipas tij një situatë hipotetike sikur LDK-ja nuk ka votuar marrëveshjet.
“Pse po e bëni gabimin sikur Ne”, u drejtua Gashi PDK-së dhe VV-së.
Thirrje për votimin e marrëveshjeve bërie dhe kryeministri, Avdullah Hoti.
Edhe deputetë të AAK-së kanë kërkuar që te votohen marrëveshjet ndërkombëtare. /Insajderi/