Marrëveshjet që nënshkruhen sot mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Marrëveshjet që nënshkruhen sot mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Luan Dalipi, shef i stafit të kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se cila janë 11 marrëveshjet që Kosova pritet të nënshkruajë me Maqedoninë e Veriut të enjten, në mbledhjen e përbashkët të qeverive.

Në mesin e marrëveshjeve është studimi i fizibilitetit të rrugës Prizren – Tetovë, rregullimi kufitar i komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorin e energjisë, turizëm.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar Dalipi në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com