
Ka nisur marshi protestues i organizuar nga aktivistë kundër racizmit, pas vrasjes së 11-vjeçarit në Fushë Kosovë.
Protestuesit thanë se ai u vra si pasojë e neglizhencës së policisë, derisa kanë kërkuar shkarkimin e prokurorit që sipas tyre nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e 11-vjeçarit.
Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin S.O. për vrasjen e 11-vjeçarit, të cilin më parë e kishte përdhunuar./ Insajderi.com