Frikën e njerëzve dhe sidomos të bizneseve që operojnë në Kosovë për rikthim të masave, pas rasteve të shumta pozitive me COVID-19 ditëve të fundit, e ka shuar ministri i shëndetësisë. Armend Zemaj tha se s’kthehemi prapa, derisa shpjegojë planet se si shkohet përpara.
Masa të gjithë-izolimit dhe mbylljes nuk do të ketë, por do të fillohet me testime masive, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.
Ministri ka kërkuar nga qytetarët të vetëdijesohen dhe të respektojnë masat aktuale të distancës e mbajtjes së higjienës së duarve.
Derisa ka folur për Korporatën Energjetike të Kosovës, tha se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit siç ka ndodhur në Telekom./Insajderi.com