Masa të reja kundër COVID-19 nga e hëna në burgje

Masa të reja kundër COVID-19 nga e hëna në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 23 gusht do të vendosen masa të reja antiCOVID.

Sipas njoftimit, nga kjo datë, secili pjesëtar i stafit i cili nuk është i vaksinuar, për të hyrë në punë, obligohet që çdo ditë të sjellë test RT-PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Kurse, secili i burgosur i cili është i pavaksinuar, pas daljes nga institucioni qoftë për vizitë në familje, gjykatë apo vizitë mjekësore, do karantinohet për shtatë ditë pas kthimit.

Ndërsa, të gjithë të burgosurit që janë të pavaksinuar të cilët pranohen në institucione korrektuese, do të karantinohen për shtatë ditë.

“Të gjithë vizitorët, mbrojtësit, monitoruesit, kompanitë kontraktuese dhe personat tjerë, të cilët nuk janë të  vaksinuar, nuk mund të hyjnë në institucione korrektuese pa test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë, ose me një dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Insajderi.com