Masa të reja për kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Kanadasë

Masa të reja për kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Kanadasë

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, njofton Insajderi.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada ka njoftuar se secili udhëtar mbi moshën 5 vjeçare duhet të kenë rezultatin negativ të testit COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu, sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të vetizolohen për 14 ditë.

“Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021: – secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë; – secili udhëtarë, pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë; – për planin e karantinimit (vetizolimit)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje, bëhet e ditur se udhëtaret duhet të përdorin një aplikacion ku duhet t’i japin kontaktet e tyre dhe planin për karantinim.

“Udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose ëebfaqen ArriveCAN (shih vegzën më poshtë), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Kanada./Insajderi.com