Masakrën në Çikatovë Konjufca e quan akt barbar të gjenocidit në Kosovë

Masakrën në Çikatovë Konjufca e quan akt barbar të gjenocidit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Çikatovën e vjetër të Drenasit për të rënët, masakër të cilën e ka quajtur akt më barbar  të gjenocidit serb në Kosovë, njofton Insajderi.

Konjufca, theksoi se çdo herë që bëjnë homazhe e kuptojnë çmimin e madh që duhet paguar si popull për lirinë e vendit.

Ai e citoi dhe faktin që nuk ka pasur drejtësi për këto masakra.

“Ende asnjë kriminel nuk ka marr dënimin, dhe disa prej tyre mund të jetojnë dhe në Kosovë. Martirët nuk mund të prehen të qetë dhe familjarët e tyre nuk mund të flenë të qetë pa ardhur drejtësia”, deklaroi ai.

Konjufca, gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës ka premtuar që do të ngrit padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare për masakrat që kanë kryer.

“Përmes ekspertëve që mund ta shkruajnë këtë padi atëherë ajo do të dorëzohet në organet përkatëse. Patjetër që do të bëhet një padi“, ka shtuar Konjufca. /Insajderi.com