Masakrimi me thikë, drejtësia e cilëson lëndim të lehtë trupor

Masakrimi me thikë, drejtësia e cilëson lëndim të lehtë trupor

Arianit Asllani, 17 vjeçari nga Prishtina u ther mbi 6 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij D.K në shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”.

Me gjithë ato plagë që kishte marrë nuk dihej se a do të mund ti shpëtonte vdekjes. Por, pavarësisht kësaj Gjykata Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si lëndim të lehtë, therjen e shumëfishtë ndaj të miturit Arianit Asllani me 29 gusht të 2019-s.

Teksa gjykata kishte marr vendim që i mituri D.K, i cili kishte kryer veprën penale të kryejë punë në dobi të përgjithshme, pa pagesë 100 orë brenda periudhës kohore prej 1 (një) vit.

E ky vendim ka nervozuar tej mase familjarët e tij, në veçanti të ëmën, Linditën e cila për Insajderin rrëfeu gjithë ngjarjen, e në fund pati edhe një porosi për vendimin e Gjykatës dhe institucionet e vendit.

Nga kjo përleshje, që ndodhi katër muaj më parë, të plagosur kishin mbetur edhe dy nxënës të tjerë.

Ndiqni storien në vazhdim: