Masakroi kunatën teksa ishte në gjumë, dëshmia e dorasit: E kam goditur pa e ditur se ku

Masakroi kunatën teksa ishte në gjumë, dëshmia e dorasit: E kam goditur pa e ditur se ku

Erdet Çapoku është autori i krimit të rëndë, që tronditi pak ditë më parë vendin.

Ai sulmoi me thikë dhe shkop në mënyrë brutale kunatën e tij Enkeleda Çapoku, duke e vrarë.

Çapoku u arrestua rreth 12 orë pasi kishte kryer krimin, në shtëpinë e djalit të dajës.

Në dëshminë para policisë, Erdeti ka treguar të gjithë dinamikën e krimit.

Dëshmia e Erdetit:

Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera janë ndërruar kam dalë tek “Ura Ngushtë” në anën e Laprakës, piva kafe u ktheva në shtëpi kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi e mbaja si masë mbrojtëse mora një thikë që e kisha në banesë dola shkova tek “Ura Ngushtë” tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës, kam shikuar rrotull nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit.

Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që  Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit mua mu errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj.

Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë” dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën.

Kaq kam për të deklaruar.

Vëllai tjetër, Ervin Çapoku është shprehur se burri i Enkeledës në burg, nuk e kishte porositur Erdetin, të ruante bashkëshorten e tij.