Masat anti-COVID: 511 gjoba shpërndahen për qytetarët

Masat anti-COVID: 511 gjoba shpërndahen për qytetarët

Policia e Kosovës ka shpërndarë 511 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-Coronavirus, njofton Insajderi.

Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës për masat anti-COVID.

Po ashtu Policia ka shqiptuar 511 tiketa për shkelësit e shenjave të komunikacionit.

Të dielën ndodhën 15 aksidente trafiku me të lënduar e 12 me dëme materiale. Fatketqisht  një me fatalitet.

Ndërsa, Policia arrestoi 17 persona, 15 u dërguan në mbajtje e një në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com