Policia e Kosovës ka shqiptuar 895 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
Këto ndëshkime bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, Policia ka shpërndarë edhe 910 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë ndodhur 19 aksidente me të lënduar e 31 me dëme materiale.
Ndërsa, janë arrestuar 41 persona e 25 u dërguan në mbajtje. /Insajderi.com