Inspekcioni komunal i Prishtinës e ka dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh Partinë Demokratike të Kosovës.
Mos-zbatimi i masave anti-COVID gjatë tubimeve elektorale nga PDK – është bërë shkak i këtij vendimi ndëshkues.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, deklaroi të hënën se “shëndeti i qytetarëve është prioritet”.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com
Askush mbi ligjin!
Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë.
Posted by Adonis Tahiri on Monday, 25 January 2021