Masat anti-COVID: Mbi 500 gjoba në 24 orët e fundit

Masat anti-COVID: Mbi 500 gjoba në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 502 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek Ligji për Pandeminë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky ligj ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar një mijë e 1422 gjoba./Insajderi.com