Masat anti-COVID: Mbi 800 gjoba për njëzetekatër orë

Masat anti-COVID: Mbi 800 gjoba për njëzetekatër orë

818 qytetarë u ndëshkuan të mërkurën për mos respektim të masave anti-COVID.

Policia e Kosovës ka shpërndarë edhe 1023 tiketa  për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit ndodhën edhe 13 aksidente me të lënduar e 19 me dëme materiale.

Policia ka arrestuar 32 persona e 17 i ka dërguar në mbajtje. /Insajderi.com