Masat anti-COVID: Pas PDK-së e LDK-së, Komuna e Prishtinës dënon edhe Vetëvendosjen

Masat anti-COVID: Pas PDK-së e LDK-së, Komuna e Prishtinës dënon edhe Vetëvendosjen

Komuna e Prishtinës e ka dënuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje me 2.000 euro gjobë.

Kjo për shkak të shkeljeve të masave anti-COVID gjatë tubimeve elektorale, njofton Insajderi.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se “askush mbi ligjin”, shtoi “As VV”.

“Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska”, ka shkruar ai në Facebook.

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës për të njëjtën arsyeje ka dënuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com

 

Askush mbi ligjin!

As VV!

Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

Posted by Adonis Tahiri on Monday, 25 January 2021