Masat anti-COVID: Policia shqipton 922 gjoba

Masat anti-COVID: Policia shqipton 922 gjoba

922 gjoba janë shpërndarë nga Policia e Kosovës në njëzetekatër orët e fundit për qytetarët që nuk kanë respektuar udhëzimet shëndetësore anti-COVID.

Këto shqiptime gjobash bazën ligjore e kanë tek projektligji anti-COVID i votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa 1.004 gjoba jenë ndarë të një natyre tjetër; shkeljes së rregullave të komunikacionit.

Policia ka njoftuar gjithashtu për 31 aksidente, 11 me të lënduar e 20 me dëme materiale. Fatmirësisht s’ka aksident me fatalitet.

Po ashtu 18 persona u arrestuan e gjashtë u dërguan në mbajtje, njëherit tre u dërguan në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com