Masat anti-COVID’19, mbi 900 gjoba vetëm në tri ditët e para të janarit

Masat anti-COVID’19, mbi 900 gjoba vetëm në tri ditët e para të janarit

Vetëm në tri ditët e para të vitit 2021, për mosprespektim të masave kundër përhapjes së Coronavirusit janë gjobitur 908 persona dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet në njoftim./Insajderi.com