Masat anti-COVID’19: Pritet mbyllje totale për 12 ditë

Masat anti-COVID’19: Pritet mbyllje totale për 12 ditë

Nga e marta në Kosovë pritet të ashpërsohen masat kundër përhapjes së Coronavirusit. Për 12 ditë pritet të ketë mbyllje totale të vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi-n Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, pas takimit që bashkë me përfaqësuesit e tjerë të shoqatës kanë zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në mbledhjen që kemi zhvilluar sot me ministrin Vitia është diskutuar për mbylljen e vendit për 12 ditë, nga e marta, duke filluar nga shkollat, bizneset e gastronomisë, etj”, ka thënë ai.

Kllokoqi ka pohuar se vendimi pritet të merret sot ose nesër./Insajderi.com