Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbahen dy protesta, njofton Insajderi.
Fillimisht do të protestojnë Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve, para Qeverisë së Kosovës, në ora 10:00.
Më pas, në orën 14:00, pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.
Para Komunës së Prishtinës është mbajtur një protestë tjetër nga pronarët e çerdheve, të cilët po kërkojnë hapjen e tyre./Insajderi.com