
Qeveria e Kosovës është duke diskutuar masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për REL, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila tha se ky institucion ka filluar diskutimin e këtyre masave nga dita e hënë, kur Ministria e Shëndetësisë ka dërguar propozimet.
Siç bëhet e ditur autoritetet kompetente shëndetësore kanë propozuar një varg masash për parandalimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.
Komunat e Kosovës, sipas këtij propozimi të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër, e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. /Insajderi.com