Këto janë masat e prezantuara nga Qeveria Hoti që hynë fuqi të premten nga ora 19:00

Këto janë masat e prezantuara nga Qeveria Hoti që hynë fuqi të premten nga ora 19:00

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja anti-COVID që do të dërgohen për votim në kabinetin e tij qeveritar.

Ai bashkë me zv-kryeministrat, Besnik Tahiri e Driton Selmanaj, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe atë të Tregtisë, Vesel Krasniqi, prezantuan masat e reja.

Masat do të hynë në fuqi nga ora premtja në ora 19:00, njofton Insajderi.

Qeveria ka ndarë masat e reja sipas rrezikut që paraqitet në komuna të ndryshme. Kreu i ekzekutvit tha se kjo situatë në të cilën po kalon Kosova është më e keqe që nga paslufta.

Komunat me ngjyrë të gjelbër, rrezik më të ulët:

Lejohen operatorët ekonomik nga ora 05:00 deri 20:00.

Rregullohet transporti publik me 50% të kapacitetit, dhe kufizimi i pasagjerëve.

Qendrat tregtare 05:00 – 20:00.

Gastronomia deri në orën 20:00, e pastaj merr me vete.

Komunat me rrezik të mesëm:

Operatorët nga ora 05:00 – 18:00.

Gastronomia nga ora 05:00 – 18:00.

Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë vetëm me staf esencial.

Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Rregullohet forma e funksionimit të trafikut publik.

Komunat me rrezik të lartë:

Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.

Lejohet aktiviteti ekonomik deri në orën 19:00.

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik, dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes qytetare.

Ndalohen hyrje- daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. /Insajderi.com