Masat e reja kundër COVID-19, aktivitetet që do të mbyllen nga 06-18 prill

Masat e reja kundër COVID-19, aktivitetet që do të mbyllen nga 06-18 prill

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, njofton Insajderi.

Aktori Jeton Zogiani thotë se është informuar për vendimin e mbylljes së Gastronomisë, Qendrave tregtare, palestrave sportive, dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji.

Sipas tij, ky vendim është arbitrar, i njëanshëm dhe I papranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për tokë.

“Përkundër faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsultuam por u informuam për vendimin e mbylljes së Gastronomisë, Qendrave tregtare, palestrave sportive, dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji”, ka thënë ai.

“Ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë edhe më tutje çdo vendim që merret njëanshëm pa konsultim”.

“Të hënën, në ora 14:00, mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku do të vendosim bashkërisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë”, ka shtuar Zogiani. /Insajderi.com