Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 575 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.
Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek Ligji për Pandeminë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar një mijë e 270 gjoba.
Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se kanë ndodhur 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 30 aksidente trafiku me dëme materiale./Insajderi.com