Masat kundër COVID-19: 832 gjoba u shqiptuan dje

Masat kundër COVID-19: 832 gjoba u shqiptuan dje

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 832 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID’19 i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar 1176 gjoba./Insajderi.com