Masat kundër COVID-19: Afër 600 gjoba brenda ditës

Masat kundër COVID-19: Afër 600 gjoba brenda ditës

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 598 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar 1003 gjoba.

30 aksidente trafiku kanë ndodhur me të lënduar dhe 59 aksidente me dëme materiale.

Policia ka arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe gjashtë në vuajtje të dënimit./Insajderi.com