
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 538 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.
Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek Ligji për Pandeminë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Ky ligj ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.
Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar një mijë e 401 gjoba./Insajderi.com