MASh kërkon që të hënën të mos mbahet mësim në shkollat ku votohet

MASh kërkon që të hënën të mos mbahet mësim në shkollat ku votohet

Ministri e Arsimit dhe Shkencës, ka kërkuar që të hënën e 15 shkurtit, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, të mos mbahet mësimi në shkollat të cilat kanë qenë qendra votimi, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, kjo kërkesë është bërë me qëllim që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19.

“Në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor. MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit”, thuhet në njoftim.

MASh bën me dije se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet./Insajderi.com