
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, po mbanë takim me drejtorët komunalë të Arsimit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, për të vendosur për mënyrën se si do të nisë mësimi në vitin e ri shkollor.
Ministria ka dhënë tri opsione për vitin e ri shkollor: kthimi në shkollë, mësimi i kombinuar në shkolla dhe online dhe opsioni i fundit mësimi online përmes platformës E-Mësimi.
Situata me pandeminë ka bërë që të ketë dilema për rikthimin e nxënëseve nëpër bankat shkollore.
Kujtojmë se nga muaji mars deri në fund të semestrit të dytë të vitit të rregullt akademik, mësimi është zhvillua online. /Insajderi.com/