
MASHT nesër diskuton dhe del me një vendim nëse do të mbahen ose jo testet e arritshmërisë dhe të maturës. Ky hap i tyre ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 ditëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të MASHT për KTV-në.
Gjithashtu ministri Ramë Likaj në një përgjigje me shkrim për Kohën, ka thënë se vendimi do të merret në bazë të praktikave në vendet tjera.
Testi i arritshmërisë është planifikuar të mbahet me datën 23 qershor, ndërsa testi i maturës me datën 4 korrik.