MASHT nesër merr vendim për mbajtjen ose jo të testeve të arritshmërisë dhe të maturës

MASHT nesër merr vendim për mbajtjen ose jo të testeve të arritshmërisë dhe të maturës

MASHT nesër diskuton dhe del me një vendim nëse do të mbahen ose jo testet e arritshmërisë dhe të maturës. Ky hap i tyre ka ardhur si pasojë e  rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 ditëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të MASHT për KTV-në.

Gjithashtu ministri Ramë Likaj në një përgjigje me shkrim për Kohën, ka thënë se vendimi do të merret në bazë të praktikave në vendet tjera.

Testi i arritshmërisë është planifikuar të mbahet me datën 23 qershor, ndërsa testi i maturës me datën 4 korrik.