fbpx

MAShT sqaron se, sot kanë filluar mësimin edhe fëmijët e moshës shkollore të kthyer nga vatrat e luftës

MAShT sqaron se, sot kanë filluar mësimin edhe fëmijët e moshës shkollore të kthyer nga vatrat e luftës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) sqaron se, sot kanë filluar mësimin edhe fëmijët e moshës shkollore të kthyer nga vatrat e luftës.

Procesi mësimor ka filluar edhe për nxënësit, mosha e të cilëve është me e madhe se mosha e paraparë me Ligjin për arsimin parauniversitar për të qenë nxënës të rregullt. Këtë mundësi integrimi në procesin mësimor e ka ofruar MASHT në bashkëpunim me DKA-të përmes skemës së mësimit intenziv.

Bazuar në të dhënat e MPB-së, nga vatrat e luftës janë kthyer 74 fëmijë, prej të cilëve 36 fëmijë janë nën moshën 0 deri në 3 vjeç, ndërsa 29 fëmijë (5 në parashkollorë dhe 24 në shkolla), sot kanë filluar procesim mësimor dhe pritet që së shpejti të integrohen edhe 9 fëmijë në kopshte.