MASHTI-i njofton për datat e përfundimit të vitit shkollor

MASHTI-i njofton për datat e përfundimit të vitit shkollor

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat e përfundimit të vitit shkollor për vitin 2021, njofton Insajderi.

Sipas një vendimi të MASHTI-it të nënshkruar sot nga ministrja Arbërie Nagavci, parashkollorët, klasat e para dhe të teta do të përfundojnë mësimin më 2 korrik.

Ndërsa, klasat e nënta, 10-ta dhe 11-ta e përfundojnë mësimin me 21 qershor.

Ditë më parë në një konferencë për media, Nagavci kishte bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik kurse testi i maturës do të mbahej më 26 qershor. /Insajderi.com