MASHTI: Po bëhen përgatitje që mësimi të fillojë më 1 shtator

MASHTI: Po bëhen përgatitje që mësimi të fillojë më 1 shtator

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke bërë përgatitjet që mësimi në shkolla të fillojë më 1 shtator.

Në një konferencë për media të premten, zëvendësministrja e MASHTI-it, Edona Maloku-Berdyna, tha se janë 55 mijë e 94 persona nga personeli arsimor të cilët janë imunizuar kundër Coronavirusit.

Sipas saj, në dy javët e fundit është dyfishuar numri i atyre që kanë marrë vaksinën.

“Na ndajnë edhe pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ku jemi duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë në kohë dhe me datën 1 shtator, gjithmonë me masat dhe kontrollimin e shkollave dhe që vaksinimi të jetë në nivel. Numri i personelit të vaksinuar është 55 mijë e 94 të vaksinuar”.

“Krahasuar me dy javë më parë kemi një dyfishim të personelit arsimor që janë vaksinuar”, tha Maloku-Berdyna.

Mësimdhënësit kanë qenë kategori me prioritet për vaksinim, në mënyrë që në shtator të fillojë procesi i rregullt mësimor./Insajderi.com