
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka filluar takimin me kolegjiumin e drejtorëve komunal të arsimit për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.
Po ashtu gjatë takimit pritet të diskutohet edhe për skenarët e fillimit të këtij viti shkollor.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Qeveria e Kosovës rreth një javë më parë kishte marrë vendim që viti i ri shkollor të shtyhet deri më 26 shtator. Orët e humbura, sipas ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci, do të kompensohen./Insajderi.com