Mashtrimi me bileta për ndeshjet e Kosovës, kush janë biznesmenët e lidhur me Thaçin prapa kësaj skeme?

Mashtrimi me bileta për ndeshjet e Kosovës, kush janë biznesmenët e lidhur me Thaçin prapa kësaj skeme?

Sigurimi i një bilete në ndeshje historike Kosovë-Angli ka qenë pothuajse e pamundur për ta marrë në aplikacionin “Tiks app”. Kjo pasi që faqja përmes së cilës mendohet se mund të siguroni biletat për ndeshjet e Dardanëve – s’ka funksionuar që nga ai moment.

Ardian Kelmendi dhe Ilir Pushka janë pronarët e faqes më të përfolur për shitjen biletave Tikss APP e cila bllokohet sa herë që Kosova ka ndonjë ndeshje të rëndësishme. Kelmendi dhe Pushka janë të lidhur me familjen e pushtetshme Thaçi dhe të akuzuar për pasuri kriminale – ashtu siç edhe ka dyshime për shitjen e parakohshme të biletave në faqja e menaxhuar nga kjo dyshe.

Kjo faqe menaxhohet nga rrjeti i firmave “ALT3C” dhe “ALT4C” që udhëhiqet nga disa bashkëpronar në mesin e të cilëve janë edhe Ilir Pushka dhe Ardian Kelmendi të njohur për afërsinë e tyre me familjen e pushtetshme Thaçi.

Aktori  Kushtrim Sheremeti, ka folur  rreth këtij problemi me bileta për ndeshjen historike Kosovë-Angli.

“ Është e pamundur me gjet një biletë për Anglinë, është një situatë e çuditshme. Janë disa njerëz publikë që janë miq tanë,  që realisht kanë gjithmonë bileta për miq e dosta edhe kam përshtypjen që shumë njerëz që po i japin zor kësaj ndasisë Kosovë-Shqipëri , janë pikërisht këta njerëz që bëjnë biznes me këso punësh”, ka thënë Sheremeti.

InDoks në këtë episod do të sjell një histori tjetër të një kombëtare që nisi në fusha me baltë dhe përfundoi duke u matur si ekip i barabartë me ekipet të mëdha në botë. Të barabartë në lojë madje edhe përballë ekipeve si ai Anglisë. Është një histori për një ëndërr të bërë realitet/InsajderiIndoks