Mashtrimi prej 300 eurosh me trupin e një të vdekuri

Mashtrimi prej 300 eurosh me trupin e një të vdekuri

I kishte kërkuar 300 euro për ta sjellë një kufomë nga Republika e Shqipërisë në Gostivar të Maqedonisë.

Paratë kishte thënë se nuk ka mundësi të vije e t’i pranojë vetë, prandaj kishte porositur t’ia linin te një person tjetër.

Pasi ishte siguruar se paratë u morën, ishte bërë i pa-qasshëm ndërsa shërbimin nuk e kishte kryer.

Kështu ka dëshmuar se është mashtruar, një person nga Gostivari me inicialet B.A. Prandaj rastin e ka paraqitur pranë organeve të rendit.

Siç ka dëshmuar në polici, B.A-ja e kuptoi se ishte i mashtruar vetëm pasi dorëzoi paratë dhe më nuk arrinte të kishte kontakt me personat që ia morën.

Policia në Maqedoni nuk jep më shumë detaje rreth rastit dhe as për lidhjen në mes të B.A-së dhe kufomës që po përpiqej ta sillte në Gostivar.

Nga policia kanë njoftuar se tashmë janë marrë aksionet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit./Insajderi.com