Maska që po irriton qytetarët

"S'ka virus, Bravo Lab", një maskë irrituese.

Maska që po irriton qytetarët

Një maskë që po shpërndahet nëpër rrjetet sociale ka irrituar qytetarët.

“S’ka virus, Bravo Lab”, thuhet në maskën e një qytetari, fotografia po komentohet shumë.

Ky mesazh vjen pasi këngëtari, Labinot Tahiri, në një protestë të organizuar bashkë me estradën dhe pronarët e restoranteve para Qeverisë së Kosovës, kishte deklaruar se “s’ka virus”, e aty n‘dëgjohet thirrja, “Bravo Lab”.

Sipas një studimi rreth 30% e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë në ekzistencën e Coronavirusit.

COVID-19 ka marrë hov të madh në vendin tonë, mijëra raste pozitiv të konfirmuara dhe 169 vdekje janë regjistruar deri tash ngaIKShPK.

Këto fushata kanë tronditur institucionet shëndetësore të cilat janë vazhdimisht në front kundër Coronavirusit. /Insajderi.com/