Me maskë në paradë: S’guxoj ta zbuloj fytyrën

Me maskë në paradë: S’guxoj ta zbuloj fytyrën

Në Kosovë sot po mbahet parada e parë e komunitetit LGBTI, dhe ata tregojnë se me cilat sfida përballet ky komunitet.

Një djalë i këtij komuniteti në këtë paradë ka dalë me fytyrë të mbuluar dhe me ndihmën e shoqërueses së tij tregon sfidat me të cilat ai dhe komunitetit i tij përballen.

Ai madje nuk guxon as të flasë vetë, nga frika se e njeh dikush nga rrethi dhe familja. Kjo sipas tij, do t’i kushtonte edhe me mospranim nga të afërmit e tij, shkruan Gazeta Metro.

Ky pjesëtar i komunitetit LGBTI, me ndihmën e shoqes së tij, thotë se këtë e ka bërë shkaku se frikohet prej prindërve dhe nuk ka dëshirë që ata ta kuptojnë për orientimin e tij seksual.

Madje ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur guxim që ta diskutojë këtë temë me prindërit e tij.

Tregon pse ka dalë me maskë në Paradën e LGBTI: Nga kush ka frikë?

Posted by Gazeta Metro on Tuesday, 10 October 2017