Maskën me “I love Muhamed”, deputeti i VV-së në Kuvend

Maskën me “I love Muhamed”, deputeti i VV-së në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvedosje, Eman Rrahmani, ka vendosur në maskë emrin e Profetit Muhamed, duke shprehur dashuri për të me mbishkrimin ‘I love Muhamed”.

Kjo pasi në Kosovë ka reagime që kërkojnë shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili ka publikuar një Twitter një artikull ku si foto ilustruese ishin edhe “karikaturat e Profetit Muhamed”.

Por, Rrahmani ka kërkuar që kundërshtimi i Gashit të bëhet me butësi e qetësi.

“Reago me qetësi e butësi, mos fyej e mos përqesh..Muhamedi a.s. është dërguar mëshirë për njerëzimin”, ka shkruar Rrahmani.

Edhe deputetë tjerë si Mergim Lushtaku, Labinotë Demi-Murtezi, Besa Ismaili e Gazmend Gjyshinca kanë reaguar në lidhje me veprimin e ambasadorit Gashi. /Insajderi.com