Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, deklaroi sot në Tiranë se mjedisi dhe mbrojta e tij është prioritet dhe kështu së bashku duhet të kontribuojmë për një mjedis të pastër në Kosovë e Shqipëri.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin diskutuan mbi përvojat më të mira për mbrojtjen e mjedisit.
Matoshi ka prezantuar fushatën tremujore për pastrimin e Kosovës, të cilën kryetari Veliaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në vetëdijësimin e qytetarëve për kujdesin që duhet të kemi për mjedisin.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli mbi masat që ai është duke marrë në fushën e mbrojtjes se mjedisit duke përfshirë lehtësirat për veturat elektrike, ndërtimin e stacioneve për mbushjen e tyre, largimin nga përdorimi i qeseve plastike etj.
Ai vlerësoi vendimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 dite dhe sipas tij ky vendim duhet të vazhdojë pasi që kështu i kontribuon krijimit të një mjedisi më të pastër.
Ndryshe, gjatë vizitës në Tiranë, u. d. ministri Matoshi mori pjesë dhe në një aksion të pastrimit të organizuar nga iniciativa e të rinjve “Shqipëria Ndryshe”, me ç ‘rast vlerësoi se iniciativat e tilla tregojnë përkushtimin e gjeneratave të reja për një mjedis të pastër.