Matoshi: Haradinaj nuk lejoi përplasje me SHBA-në

Matoshi: Haradinaj nuk lejoi përplasje me SHBA-në

Për analistin Halil Matoshi, vendimi i Ramush Haradinaj që të shkoj në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, së bashku me liderët e pozitës, duke injoruar kështu dy partitë opozitare, NISMA dhe VV, është normale dhe e pritshme.

Ai ka thënë që kjo nuk është ndonjë tradhti që Haradinaj po ia bënë opozitës.

“Nuk më pëlqen termi tradhti porse, mendoj se ka dallime konceptuale mes AAK-së së Haradinajt dhe VV-së së Kurtit dhe NISMA-s së Limajt”, ka thënë Matoshi, për Insajderi.com.

Sipas tij, vendimi i Haradinajt për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes lidhet me atë çfarë ka ndodhur para 16 vitesh.

“Haradinaj është luftëtar dhe ai e di më së miri se si është bërë lufta për Kosovën dhe si është liruar ajo. Pra Ramush Haradinaj nuk lejon përplasje me ShBA-të dhe me Perëndimin dhe së dyti, ai nuk e dëshiron përplasjen e shoqërisë kosovare, përndryshe lufta e tij dhe e familjes së tij nuk do të kishte kuptim”, ka thënë Matoshi.