Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka thënë se gjatë kohës sa po ndodhte përleshja në Kuvend nuk po bënte selfie, por po incizonte deputetët serbë duke qeshur.
Ajo ka publikuar një video nga ofendimet verbale dhe konfrontime fizike ndërmjet disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb”, ka shkruar Matoshi në Facebook.
Një numër i mediave raportuan të enjten se Adriana Matoshi fotografonte vetën, teksa “deputetët sulmoheshin mes veti”. /Insajderi.com