
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka reaguar sërish për çështjen e reklamës së birrës “Peja”.Në një reagim në rrjetet sociale ai e ka konsideruar të gabuar përdorimin e emrit të tij në reklamat e birrës.
Për këtë ai thotë do të ishte i lumtur që fitimet për reklamën që u bë të kalonin për jetimoren e Pejës.
Mavraj e ka bërë këtë reagim nisur nga vendimi UEFA-s për të ndaluar konsumin e pijeve alkoolike rreth stadiumit ku luan kombëtarja.
“Edhe Uefa enkas për mu? Do isha i lumtur nëse gjithë shpërblimin për reklamën e madhe që u bë, duke më përdorur edhe emrin tim pa marrë asnjë konfirmim, ta shpërblente tek jetimorja në Pejë!” – shkruan Mavraj./Insajderi.com